"Për shkak se për ne është shumë e rëndësishme barazia e votës transparenca e votës dhe përkthimi në mandate politike të përfaqësimit në Kuvend i çdo vote të qytetarëve shqiptarë, kemi kërkuar që Komisioni parlamentar që merret me çështjet e reformës zgjedhore të fokusohet tek prioritetet e kësaj reforma dhe që të garantojë barazinë e votës dhe transparencën maksimale të procesit. Ftojmë partitë politike, PS-PD të gjejnë vullnet për të vlerësuar gjithçka me seriozitet", tha sekretari i përgjithshëm Luan Rama, duke theksuar se qëndrimet e LSI-së janë të lidhura me plotësimet e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
(sg/shqiptarja.com)