LSI: S'ka mocion ndaj ministrave 
deklarata e Kadelit është personale

LSI: S'ka mocion ndaj ministrave <br />deklarata e Kadelit është personale
TIRANE - Deklarata e deputetit Xhovalin Kadeli duket se e ka vënë në pozitë të paqartë grupin parlamentar të LSI. Burimet kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë nismë të LSI mbi mandatin e ministrave të Qeverisë Rama. Madje, dhe vetë nënkryetari i kësaj partie Ylli Manjani ka theksuar se qëndrimi i Kadelit është personal dhe se çdo person ka të drejtën e tij për të komentuar.

Po ashtu burimet nga LSI theksojnë se vëmendja është përqendruar në përpjekjet për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe jo në analizën e punës të ndonjë ministri. Ndërsa vetë Manjani nënvizuar se vetë LSI është e përqendruar 24 orë në 24 për të kontribuar në përshpejtimin e axhendës së integrimit. Ndaj dhe deklarata për organizimin e 12 deputetëve në mocion ndaj ministrave duket se do të mbetet vetëm e tillë pa u konkretizuar në një dokument zyrtar. D

uke shkuar më tej, burimet shtojnë, se vetë kryeministri do të bëjë një analizë të punës së ministrave me mbylljen e vitit të parë të qeverisjes. Ndaj dhe qëndrimet për pakënaqësi ndaj ministrave të caktuar nuk përbëjnë një nismë shkarkimi. Vetë Kadeli në një deklaratë mediatike ka theksuar faktin se pakënaqësia është mbi tre ministra, por se sipas tij nisma do të mund të ndërmerret për një prej tyre, fakt që zyrtarisht nuk pranohet prej krerëve të LSI. 

Ndryshe nga qeveritë e shkuara në kabinetin “Rama” ministrat kanë dorëzuar mandatin e deputetit. Ndërsa vetëm pak ditë më parë kryeministri ka kërkuar që ata t’u përgjigjen kërkesave të deputetëve në ligjet që propozojnë në parlament.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 qershor 2014

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin