LSI, Shehu ironizon Bashën e 
​Ramën: Alergjikët e vjetër...

LSI, Shehu ironizon Bashën e <br />​Ramën: Alergjikët e vjetër...
LSI ka reaguar fort mbas shkarkimeve të dy ditëve të fundit të funksionarëve të saj nëpër Shqipëri, pas qeverisë teknike dhe marrëveshjes së re politike. 

Deputeti dhe kandidati i LSI-së për Kamzën, Ylli Shehu, ka ironizuar Ramën dhe Bashën, duke i cilësuar si të “vjetrit alergjikë që nuk mbajnë dot më ekuilibrin.
meta ylli shehu
ylli shehu
(Ilir Meta, Luan Rama dhe Ylli Shehu gjatë takimit në Kamëz)

Ai thotë se koha që LSI t’u jap shans të vjetërve tashmë ka mbaruar, dhe se kjo parti do të qeverisë e vetme, me të rinjtë. 

Reagimi i plotë i Shehut:
LSI e ka një shans edhe për “alergjikët”...
Për të “fortët” e dobët, dhe për energjikët “e plakur”, LSI ka zemërgjerësinë t’i tolerojë...
Ashtu sikundërse tolerohen të sëmurët, që duke mos pranuar dot problemin me veten, shpërthejnë ndaj atyre që i ndihmojnë. 
LSI jua dha nga një shans “alergjikëve” për të qeverisur, edhe në 2009, edhe në 2013, po sot të “vjetërve” kanë filluar tu dridhen këmbët e të mos e mbajnë dot më ekuilibrin, të mos kontrollojnë dot më emocionet e të mos vepruar më me përgjegjësi.
Sot qytetarët janë duke i thënë një shans të ri Shqipërisë, duke votuar numrin 1, dhe LSI-në si forcë të parë. 
Të mos ju ngelin merak “alergjikët dhe të vjetrit”. LSI ka një paketë dinjitoze kujdesi social dhe do ta implementojë atë me përpikmëri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?