LSI shpalos programin, Vasili: Në
4 vite rrisim ekonominë me 10%

LSI shpalos programin, Vasili: Në<br />4 vite rrisim ekonominë me 10%
“Në katër vitet tona të qeverisje ne do të rrisim ekonominë e vendit me 10%”. Ka qenë ky, një nga premtimet kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Teksa po shpaloste programin  elektoral, kreu i LSI, Petrit Vasili u shpreh se ekonomia e vendit do të rritet me 10% dhe se ajo do të jetë lehtësisht e ndjeshme nga çdo shqiptarë.

“Në 4 vitet përpara me këtë program kaq të qartë dhe konkret, rritja ekonomike vit pas viti ka një potencial të jetë 7,8,9 % dhe në fund të vitit të katërt të kemi një rritje dyshifrore me 10%. Të shpëtojmë nga loja me zvarritjet e shifrave, pra të bëjmë atë rritje ekoniomike që do ndihet në cdo tavolinë shqiptari”, tha Vasili.

170 mijë vende të reja pune, shumica për të rinjtë
Plani elektoral i LSI ka dy pika kryesore, siç është bujqësia dhe turizmi.

Një vend të rëndësishëm në planin elekoral të saj zënë sërisht të rinjtë, ku u ka premtuar 100 mijë vende pune, e ndërsa 70 mijë të tjerë do të jetë për grupmoshat e tjera. 

“Ky plan rikthen optimizmin, i bën të rinjtë që të gjejnë arsye të mëdha për të gjetur të ardhmen këtu. Një premtim, 100 mijë vende të reja pune. Ky është një stimul ndaj mijëra të rinjve. Këta 100 mijë vende të reja pune japin një përgjigje të menjëhershme duke e përgjysmuar brenda 4 viteve këtë problematikë. Nuk kemi një shifër përgjithësuese por të saktë se si do jetë e shpërndarë, në turizëm, bujqësi, infrastrukturë dhe shërbime të të gjitha formave.

Gjithashtu ai është shprehur se bizneset nuk do vuajnë nga një sistemi taksimi i lëvizshëm siç ka ndodhur këto vitet e fundit, por do të bëhët një sistem taksimi i qëndrueshëm.

Zgjerohet baza e atyre qe nuk do paguajnë taksa fare si tatim mbi të ardhurat.Bota e njerëzve që drejtojnë, në sektorin bankar, të fushës së medias tek të cilët ka rënduar një tatim mbi të ardhurat tërësisht i rëndë dhe demotivues, per pagat nga 350 mijë lekë të vjetra deri ne 2 milion leke te vjetra ky tatim do llogaritët në masësn 8% nga sa është realisht 20%.Ndërsa pagat mbi 2 milion lekë të vjetra aplikimi do jetë vetëm 10% ga 23 % që është aktualisht. Kjo do të ulë informalitetin.
Përgjysmimi i TVSH per produktet bazë të shportës, nga 20% në 10%. Do sjellë ulje të cmimeve të produkteve"
, u shpreh Vasili.

Vasili: Rrisim me 5% buxhetin në shëndetësi e arsim
Duke iu referuar problemeve në sektorin e shëndetësië dhe të arsimit sipas tij, Vasili u shpreh se do të ketë një rritje me 5% të buxhetit në këto dy sektorë, ku për Vasilin kanë shumë nevojë pasi kanë mungesa të shumta.

“Rritje e buxhetit për arsimin deri në 5%, arsim i cili ka më shumë se kurrë nevojë për shpenzime. Gjithashtu rritje të buxhetit në shëndetësi deri në 5%, duke konstatuar mungesat e shumta në këtë sektor”, tha Vasili. 



  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari