Pas Partisë Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzon në SPAK zyrtarë të lartë të PS, për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale. Kallëzimi është depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari paraditen e kësaj të hëne.
Sipas padisë së LSI, zyrtarë të lartë të PS, përfshirë kryeministrin Rama, ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryebashkiakët e Tiranës dhe Shijakut, Veliaj e Arbana si dhe deputetë socialistë janë angazhuar në aktivitete elektorale të ndaluara që prej 25 dhjetorit.
“Ky shpërdorim i detyrës, nëpërmjet mospërmbushjes së rregullt të funksioneve shtetërore, po dëmton hapur interesat e forcave të tjera politike si dhe interesat e shtetasve të ndryshëm të cilët kanë vite që presin për leje legalizimi, apo presin për rindërtimin e shtëpive pas tërmetit” thuhet ndër të tjera në padinë e depozituar nga LSI.
Kujtojmë se PD depozitoi më 6 janar në SPAK një kallëzim sipas së cilës, mazhoranca po shfrytëzon rindërtimin për zgjedhjet elektorale. Padia është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ku vë në akuzë Ramën se bashku me ministra, kryebashkiakë dhe deputetë për “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Një ditë më vonë ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi duke shkruar se nuk është faji i mazhorancës që shton simpatizantët e saj duke kryer takime dhe PD pret që të vijnë simpatizantët tek ajo.
Komente













Ky Edhjet Epshurr barkderr brahimkari qe bllokonte cdo nate trafikun ne Astir unaze per nje vit me shpellaret e unazes do marre pergjigje spektakolare nga populli i Tiranes me 25 prill , hunderri i Nafije fallxhores.
Përgjigju