LSI sulm Haki Çakos, Kryemadhi:
S’trembemi nga falangat policore

LSI sulm Haki Çakos, Kryemadhi:<br />S’trembemi nga falangat policore
Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
 
Nënkryetarja e LSI, njëherësh dhe kandidate për deputete si kryesuese e listës në Qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi ka sulmuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se forca që ajo përfaqëson nuk trembet nga falangat.
 
Me anë të një statusi në faqen e saj të “Facebook”-ut, Kryemadhi pohon se LSI nuk frikësohet as nga drejtues të PS-së apo PD-së, ndërsa u bëri thirrje të rinjve që të mos tremben nga askush dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale.
 
Reagimi i Kryemadhit vjen pak orë pasi Policia e Shtetit nisi procedimin penal për administratorin e Njësisë Bashkiake nr.2, Elez Gjozaj, nën akuzën se ky i fundit regjistroi fiktivisht 70 persona në banesën e tij dhe se ka marrë pjesë në fushatë, duke shkelur Kodin Zgjedhor.
kryemadhi ne fb

Mesazhi i nënkryetares se LSI ne rrjetin social:
"Jam e bindur se do të jetë dita e mitingut më madhështor me mijëra të rinj, që besojnë te ne dhe tek alternativa jonë. ☝🏻 🌹Jam e sigurt se shumë prej tyre do të jenë votues për herë të parë dhe kjo na bën të ndihemi më krenarë se kurrë.  👍🏻 👊🏻 👊🏻 😁 😁

Sepse kemi besimin e më të rinjve, të atyre që do ta çojnë përpara këtë vend dhe që nuk i frikeson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD qofshin. 😉 😉

Ndaj edhe njeherë iu ftoj të gjithëve të n'a bashkoheni në këtë festë të madhe, në ditën që do të shënojë ndryshimin e Shqipërisë dhe fitoren e alternativës tonë".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel