TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka lëshuar një tjetër apel publik drejtuar forcave politike në vend, që të ecet përpara me axhendën e integrimit europian të vendit ndërsa ka kërkuar një kompromis politik mes forcave kryesore partiake përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme. N/kryetari Petrit Vasili, ka kërkuar që partitë të heqin dorë nga “retorika të panevojshme” që kanë “ngarkuar qytetarët me tension”, si dhe të qëndrohet larg “radikalizmit ekstrem që ka bërë që në mjaft raste e momente mjaft të rëndësishme, si axhenda e integrimit dhe përgatitjet për zgjedhjet, të mbeten në plan të dytë”.
Duke folur në emër të LSI-së, Vasili tha se “jemi të bindur që momenti ku jemi kërkon dialog në vend të gjuhës së egër e të ashpër, konstruktivitet në vend të destruktivitetit”. Për këtë ai i kërkoi klasës politike shqiptare që të shmanget nga thirrjet “patetike që nuk të çojnë asgjëkundi”. Politika shqiptare, në këto momente të rëndësishme për historinë e vendit, është “e thirrur të prodhojë zgjidhje të vazhdueshme për qytetarët”, tha numri dy i LSI-së.
Vasili nënvizoi se “gjuha racionale dhe e qetë, politika e përmbajtur e kokulur ndaj qytetarëve, është më e mira që mund të aplikojmë”. “Axhenda e integrimit të mos ndryshojë dhe 3 ligjet të ecin përpara”, shtoi ai.
N/kryetari i LSI-së kërkoi gjithashtu që “të gjitha llojet e kompromiseve politike për standardet e zgjedhjeve të vihen në dispozicion të politikës dhe politika në dispozicion të tyre”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com