LSI takim me gratë e Kuçovës
prezantohen kandidatët për deputet
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me gratë dhe vajzat e Kuçovës, ku u prezantuan kandidatët për deputet të LSI-së në qarkun e Beratit.
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me gratë dhe vajzat e Kuçovës, ku u prezantuan kandidatët për deputet të LSI-së në qarkun e Beratit.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishte Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kandidatët për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço, Gledion Rehovica, Llambriola Misto, Silva Caka, simpatizant të LSI-së, qytetarë, etj.
Në fjalën e saj në këtë aktivitet, kandidatja për deputete e LSI-së, Llambriola Misto, si përfaqësuese e qytetit të Kuçovës theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja forcë politike që ka një program konkret ndaj meriton që të jetë forcë e parë politike.
“LSI është e vetmja forcë politike që ka një program konkret për integrimin dhe fuqizimin e rolit të gruas. LSI do të jetë forcë e parë në Kuçovë, Berat dhe të gjithë Shqipërinë. Ju do të votoni LSI më 25 qershor që t’i jepni një mundësi vetes suaj për më shumë punësim. Ne duhet t’i japim fund destabilitetit, sepse ka ardhur koha që LSI të drejtojë vendin. Të gjithë ju votën tuaj duhet ta ktheni në një shans për veten tuaj dhe ju siguroj që LSI do të jetë një shans për ju, për familjet tuaja, një shans për të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Misto.
Kandidatja tjetër e LSI-së, Silva Caka u shpreh se LSI ka një plan të jashtëzakonshëm për katër vitet e ardhshme ku përfshihet punësimit dhe arsimimi.
“LSI ka një plan të jashtëzakonshëm qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ku së pari përfshihet punësimi. LSI ka një plan të jashtëzakonshëm për arsimin e fëmijëve tanë, të mos ndjehen aspak inferior karshi bashkëmoshatarëve të tyre në gjithë Evropën”, u shpreh kandidatja e LSI-së Silva Caka.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44.2%
-
Keq
39.4%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 1810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana në gusht
10 Gusht, 13:01
-
Dudaev i frikshëm në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike, mundësi i Shqipërisë siguron çerekfinalen
10 Gusht, 12:37
-
FOTOLAJM/ Nga e gjithë bota, çdo ditë në kalanë e Gjirokastrës
10 Gusht, 12:28
-
Ja si tentohet vjedhja e një 'Exchange' në Durrës nga 2 hajdutë profesionistë! Punonjësit e pikës parandaluan krimin
10 Gusht, 12:27
-
Shqipëria pranë historisë në Olimpiadë, mundësi Valiev fiton në rikualifikim! Sot ndeshja për medaljen e bronztë
10 Gusht, 12:22
-
Kurorëzuan dashurinë me martesë, Mërgimi Berisha dhe Edona prindër për herë të parë? (Foto)
10 Gusht, 12:20
-
Tentoi të grabiste turistin italian me thikë në plazhin e Durrësit, arrestohet 20-vjeçari nga Bulqiza. Ishte rezident në Itali (Emri)
10 Gusht, 12:15
-
Krushku sulmon me breshëri automatiku banesën e vjehrrit të djalit, Policia e Divjakës e arreston! Detajet e para të krimit
10 Gusht, 12:03
-
Fitonte 10 mijë euro për koncert, Luiz Ejlli rrëzohet nga froni! Divorci pasuron Xhensila Myrtezajn, zbulohen tarifat e VIP-ave për verën dhe kush kryeson listën e më të paguarve
10 Gusht, 11:39
-
Detaje nga aksioni 'blic' në Vlorë, Njësia FAST 'blindoi' 4 orë hotelin tek 'Uji i Ftohtë' ku dyshohet se fshiheshin 2 të skeduarit nga SPAK! Asnjë i ndaluar (VIDEO)
10 Gusht, 11:25
-
Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel
10 Gusht, 11:02
-
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, emrat e 3 të arrestuarve! Zbardhet dëshmia e autorit: Bërtisnin 'Vritini të gjithë!'
10 Gusht, 11:00