LSI thirrje Kuvendit:Fusni urgjent
në rend dite pr/ligjin për minatorët

LSI thirrje Kuvendit:Fusni urgjent<br />në rend dite pr/ligjin për minatorët<br>
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë sërish kundër nismës së qeverisë për të vendosur TVSH te biznesi i vogël. Deputeti Përparim Spahiu tha se TVSH duhet të përjashtohet nga biznesi i vogël, pasi ky ka qenë dhe një shqetësim i FMN.

“Përjashtimi nga TVSH për bizneset e vogla, ky ka qenë dhe një shqetësim i FMN”, tha Spahiu.

Më tej, deputeti i bëri thirrje Kuvendit të fusë sa më shpejt në rend dite projektligjin për statusin e minatorit, duke e cilësuar këtë një shtresë të varfër dhe të pambrojtur të shoqërisë.

“U diskutua statusi i minatorit. Prej më shumë se një muaji është bërë propozimi në komision, por akoma s’kemi një propozim të tillë. Grupi i LSI i bën thirrje Kuvendit ta fusë sa më shpejt në rend dite statusin e minatorit. Qeveria nuk ka dëshirë ta kalojë statusin e minatorit, sepse i duhen ata njerëz të varfër, por i bëj thirrje që të ulemi në diskutime, pasi të gjitha qeveritë janë në borxh ndaj kësaj shtrese të varfër dhe të pambrojtur nga qeveria”, deklaroi deputeti i LSI.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme