“Të Ecim më shpejt” ishte slogani i Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 23 Qershorit, por askush nuk mundi ta parashikojë sesa shpejt mund të ecte kjo parti që në ditën e zgjedhjeve.
Rezultati spektakolar i LSI, me një numër deputetësh të katër fishuar dhe me një votë popullore me më shumë se njëqind-mijë vota, pritej nga drejtuesit e kësaj partie por habiti analistët dhe kundërshtarët politik. Pas këtij rezultati triumfues edhe më skeptikët janë në një mendje se LSI është një parti që vërtetë di si të ecë më shpejtë.
“Fitorja do vijë nga veriu dhe do zbresë në jug”, u shpreh Meta disa ditë përpara zgjedhjeve, dhe vërtetë kështu ndodhi. Fitorja nisi nga veriu dhe mori një shpërblim spektakolar në jug, konkretisht në qarkun e Gjirokastrës ku LSI tejkaloi çdo parashikim dhe sondazh, duke marë 21% të votave.
Përqindja e lartë e votave të mara nga LSI në këtë qark ishte një nga elementet e fitores pasi arritje e madhe ishte edhe fakti që në 67 qendra votimi LSI ishte forcë e parë politike; në rang qarku mori një rezultat 11.5 herë më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2009; LSI doli parti e parë për minoritarët; dhe duke konsideruar që në zgjedhjet e vitit 2009 LSI kishte marë vetëm 1000 vota, një fitore kaq e thellë, e cila premtonte edhe për mandatin e dytë, është shumë domethënëse sesa shpejt ka ecur LSI në Gjirokastër.
Për t’i shtuar rekordit të thyer nga LSI në Gjirokastër duhet të përmendet edhe fakti që kantidati i LSI, Vangjel Tavo, kantidonte në këtë zonë për herë të gjashtë, dhe në vend që të kishte zbritje votash, siç mund të ndodhë me këdo politikan me një kohë të gjatë në politikë, ai rezultoi një ngritje spektakolare dhe një votim në masë të banorëve të kësaj zone, kjo bën të thuhet me siguri që Vangjel Tavo do thyejë edhe rekorde të tjera edhe në të ardhmen pasi me sa duket elektorati i tij dhe i partisë që ai përfaqëson vazhdon ta mbështesë fuqishëm.
LSI tregoi që di të ecë më shpejtë edhe në Tiranë, Berat, Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, dhe Korçë, pra në të gjithë qarqet e vendit. Kjo fitore i jep edhe më shumë vlerë sloganit dhe misionit të LSI “Të Ecim më Shpejtë” pasi tani shqiptarët janë dëshmitarë që tashmë ky premtim është bërë realitet.
Në fakt, Lëvizja Socialiste për Integrim kishte nisur të bëjë hapa gjigande drejtë një fryme integruese dhe modeli europian shumë kohë përpara zgjedhjeve. Kjo parti hyri në zgjedhje me një organizim dhe praktika të brendshme të cilat ishin shembullore për partitë e tjera.
Përshembull, ishte LSI ajo që arriti e para një përfaqësim në kryesi duke respektuar me 50% barazinë gjinore; arriti e para të bëjë zgjedhje të brendshme në mënyrë elektronike dhe të transmetuara drejtpërdrejtë përmes medias; hartoi një listë dinjitoze kantidatësh për deputet; prezantoi përpara shqiptarëve një program konkret pa llustra elektorale apo premtime boshe, duke u përqendruar më së shumti në punësimin dhe zhvillimin e vendit dhe duke paraqitur hapat konkrete që duhet të ndërmeren; dhe gjatë fushatës shqiptarët panë një LSI me një gjuhë pozitive dhe qëndrim europian, duke paraqitur një imazh optimist për një politikë të re dhe me frymë perëndimore.
Përsa i përket drejtimit të kësaj force politike, kreu i LSI, Ilir Meta, i dha leksione politike jo vetëm kundërshtarëve por të gjithë politikës shqiptare në tërësi, duke treguar largpamësi dhe maturi politike dhe aftësi drejtuese të paprecedentë.
Suksesi i LSI në këto zgjedhje ka të bëjë edhe me atë pjesë të saj që siguron një energji të pashtershme. Lëvizja Rinore për Integrim duket se ka mbajtur një peshë tejet të rëndësishme gjatë këtyre zgjedhjeve, dhe bashkë me Lëvizjen e Gruas për Integrim, e sigurojnë këtë parti që të jetë edhe më e suksesshme në të ardhmen.
Aleanca për Shqipërinë Europiane mori bindshëm mbështetjen e popullit shqiptar ndaj kjo aleancë duhet ta drejtojë vendin të ecë më shpejtë drejt familjes europiane. LSI e vërtetoi që mund të ecet më shpejt, ndaj ëndra e të gjithë shqiptarëve për t’u bashkuar me familjen europiane është më pranë se sa kurrë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com