LSI, Vasili: Koncesionet shpesh
subjekt politizimesh, të marrë fund

LSI, Vasili: Koncesionet shpesh<br />subjekt politizimesh, të marrë fund
TIRANE - Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka lançuar propozimin më të fundit të LSI-së për koncensionet, duke kërkuar që të rritet transparenca.

Në një dalje të posaçme për mediat, Petrit Vasili ka deklaruar se, një grup deputetësh kanë ndërmarrë nismën për ndryshime ligjore për partneritetin publik-privat dhe synimi i ndryshimeve të propozuara është një synim thellësisht qëllimmirë, i cili në thelb të tij shton e rrit dukshëm transparencën, që është mjet i pazëvendësueshëm themelor, për çdo nisëm të karakterit të gjerë publik. Rrit soliditetin ligjor të nismave nëpërmjet mekanizmave, të cilat tashmë me propozimin e këtij grupi deputetësh janë nisma të vendosura tashmë në ligj.

Sipas Vasilit, ky propozim vjen në një kohë kur, debatet për koncesionet janë të shumta e ku është përfshirë edhe institucioni i Avokaturës së Shtetit, pasi konsultimi me të është një konsultim dhe një bashkëaprovim i vyer, pasi i mbron ato nga çdo lloj procesi apo çështje juridike që mund të lindë në proces dhe të mund të cenonte ecurinë e tyre. 

“ Në vijim të atij qëndrimi konstant dhe racional që nismat e Partneritetit Publik Privat ku koncesionet janë një pjesë e rëndësishme e tyre, janë nisma që flasin për një partneritet të ri me kompanitë private, mbështesim idenë që këto nisma janë të përshëndetura kur krijojnë mundësi punësimi apo rrisin cilësinë e shërbimeve. Synimi i ndryshimeve të propozuara është një synim qëllimmirë që shton dhe rrit dukshëm transparencën, mjeti themelor për çdo nismë, rrit soliditetin ligjor nëpërmjet mekanizmave që tashmë me propozimin e këtij grupi deputetësh janë të vendosur në ligj. Fakt i njohur debati i gjerë lidhur me nismat që kanë të bëjnë me koncesionet. Një praktikë e tillë është një praktikë që në mënyrë logjike duhet të marrë fund për arsyen se koncesionet nuk bëhen me paratë e një partie apo subjekti politik por me paratë e qytetarëve shqiptarë dhe duhet të jenë të qëndrueshme në kohë. Në themel të nismës qëndron vendosja e disa koncepteve themelore siç është ai i zgjedhjes së alternativës ku aktorët e vendosur me ligj janë Ministria e Financave por edhe Avokatura e Shtetit" u shpreh Vasili.

Sipas Vasilit, një element tjetër shumë i rëndësishëm në ligj është edhe kohëzgjatja e tyre, element që ka ngjallur debate jo të pakta, debate që nuk kanë mundur që të jenë shteruese dhe për këtë arsye kanë mbetur të tilla, të gjata, të diskutueshme dhe objekte të atakimit të tyre kohë pas kohe, edhe në pikëpamjen politike, por edhe në pikëpamje juridike.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar