TIRANË - Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka qenë i ftuar në emisionin 'Tête à tête" në 'A1 Report", për të biseduar me kryeredaktoren e lajmeve në "A1 Report", Albana Qehajaj. Ai ka komentuar lëvizjen e fundit të deputetit Gjovalin Kadeli në LSI, raportet LSI-PS, raportet me opozitën, strategjinë e suksesit zgjedhor të LSI etj.

LËVIZJA E DEPUTETËVE ËSHTË DINAMIKË, S'ËSHTË KOHA E LLOGOREVE
Mbi lëzivjet e deputetit Gjovalin Kadeli nga PD në LSI, Vasili e argumentoi me faktin se "kushdo që do përfshihet në politikë kërkon një hapësirë që nuk ia dhunon kush, të flasë dhe mos i kërkojë leje njeriu për atë intervistë. Tek ne nuk e pengon njeri në liritë e tij. Liria e cunguar në raport me lirinë e fituar është sfida që karakterizon deputetët dhe qytetarët. Janë 4 vjet që një deputet ose do afirmohet ose do mpaket e s’do kujtohet dot. Ka shumë që as kujtohet dhe kjo është një dramë. Gjovalin Kadeli ishte rasti i raportit të prishur me lidershipin e partisë ku ka bërë pjesë. Kur marrëveshja prishet njeriu kërkon zgjidhje të reja. Një lidership që ofron siguri por dhe liri, siç është mënyra që Meta koncepton parlamentin dhe LSI-në. Kadeli dha një deklaratë të mençur: Mazhoranca s’ka nevojë për vota, por as PD nuk rrezikohet, këtu kam hapësirë, donte të kishte raport më të mirë me elektoratin dhe këto hapësira i gjej në këtë parti. Mos harrojmë që kemi Imamin, Pollon, që kanë qenë edhe të majtë, edhe kundër Berishës, të tërbuar, dhe janë rikthyer me të. Këto janë pjesë të lëvizjeve politike, politika po shihet si dinamikë, jo si llogore", argumentoi Vasili.

NUK KEMI NEVOJË PËR TERMA FRIKE, POR ATO TË BUTË
"Termi i frikshëm është ofensiv, ne kemi nevojë për terma të butë, ku secili që di të flasë atë gjuhë që qytetari preferon të dëgjojë, që është e ftohtë dhe racionale, që t’i përshtatet një shoqërie që vazhdon të ndryshojë. Nuk jemi shoqëria e 20 vjetëve më parë, por është më mikro-borgjeze se çka qenë. Shkon drejt kapitalizmit, që dikur ishte term negative, sot i dashur. Dhe politika nuk mund të jetë ajo që ka qenë; dikur e trembte një zë i ri, i pavarur".

SHUMË PARTI JANË LODHUR NGA HALLET E QYTETARIT, POR LSI JO, META I PËRGJIGJET ÇDO SMS-JE
Të gjitha partitë, ato që humben, zvogëlohen apo zmadhohen kanë notën që qytetari që u jep në raport me të. LSI nuk është lodhur asnjëherë të ruajnë komunikimin me qytetarin, të cilat shumë parti janë lodhur nga hallet e qytetarit, ndërsa LSI jo. Ilir Meta bën ndryshe politikë nga të tjerët. Ai është i vëmendshëm t’’i përgjigjet mesazhit të çdo qytetari. Politika jonë është të jemi pranë. Kur të mos kemi kohë ta bëjmë më nuk do qëndrojmë më", ka shpejguar Vasili.

MES PS DHE LSI NUK KA FRIKË, SA MË SOLIDË NE, AQ MË REFORMA TË MËDHA DO KEMI
"A duhet të ketë frikë PS mbi fuqizimin e LSI? Ne jemi në një parlament ku kemi një emër të përbashkët: Aleanca për Shqipërinë Europiane. S’mund të kuptoj frikë apo hezitim, pasi ne kemi një qëllim, sa më e fuqishme aleanca aq më reforma të mëdha do kemi, që kërkojnë soliditet votash në parlament. Sa më solid në parlament aq më mirë do ecim në këtë rrugë. Kjo duhet të ngjallë vetëm kënaqësi dhe asnjëlloj frike", u përgjigj Petrit Vasili.

OPOZITA ËSHTË E PAQARTË NË QËNDRIMET E SAJ
"Të qenit në opozitë s’është komoditet, por nga sugjerues që je në opozitë je zbatues i ideve të tua në mazhorancë. Ka njëlloj paqartësie në qëndrimet e opozitës, që në disa moment të vë në mendime, se duam një opozitë të koordinuar që të lexojmë pozicionin e saj. Shembull. E kthen në kalë beteje ligjin për nëpunësin civil. Në momentin që diskutohet nuk vjen në sallën e parlamentit. Qytetari thotë: Si ta kuptoj këtë? Të marrësh përsipër të thuash që berisha nuk ndikon në PD nuk na beson njeri, ka improvozime me ngjyrime emocionaliteti, përqendrime në gjëra sekondare kur ka gjëra më të rëndësishme. Nuk është çështje zyrat e edi ramës. Problemi i opozitës është: o do fokusohet në gjëra të mëdha, o do merret me gjera te vogla. Po bën gabime, i mungon kontrolli i pushtetit, kontroll që i bën mirë qeverisë. Për LSI bashkëpunimi me hile nuk është dimension i saj".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)