TIRANË – LSI-ja u kërkon forcave politike të bashkohen për të miratuar ligjet e integrimit, duke e ndarë këtë proces nga ai i zgjedhjeve të 23 Qershorit. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është shprehur sot në një konferencë shtypi se “në axhendën e rëndësishme evropiane që Shqipëria ka, tre ligjet përkatëse duhet t’i nënshtrohen një miratimi të shpejtë, të gjerë dhe konsensual”.
Sipas Vasilit, “ne mendojmë se duhet të dalim me shpejtësi nga kjo fazë stanjacioni dhe nga kjo fazë rutine politike në lidhje me çështjen e integrimit dhe rivendosjen e saj në tavolinë. Nevojitet predispozimi për të gjithë mirëkuptimet dhe kompromiset e domosdoshme në mënyrë që procesi të eci përpara dhe ta shkëpusim një herë e përgjithmonë këtë çështje nga çështjet elektorale të cilat e kanë afektuar atë deri sa e kanë çuar në këtë moment në një problem periferik. Ky qëndrim i ri duhet të adaptohet sa më parë që në ditët që vijnë sepse kemi detyrim madhor që të japim ato përgjigje që Evropa dhe populli shqiptar pret nga ne”.
Lidhur me sa më sipër, nënkryetari i LSI-së, tha se “tërheqim vëmendjen për ndryshimin total të mënyrës së konceptimit të kësaj çështjeje, konsiderimin e saj si një detyrim madhor ndaj të cilit të gjithë duhet të kontribuojnë pa vështruar llogaritë e vogla politike. Ndaj ne mendojmë që ka kohë, e cila për politikën është një kohë e çmuar, ku e gjithë politika duhet të ulet në tryezë dhe për një çast të vetëm të harrojë 23 qershorin dhe të kuptojë që integrimi evropian i vendit shkon shumë përtej 23 qershorit dhe “23 qershorëve” që do të vijnë sepse është një moment kyç në jetën e shqiptarëve, në politikën shqiptare, në historinë e shqiptarëve|.
Përsa i përket qëndrimit kundër referendumit të Komisionerit për Zgjerimin, Fyle, Vasili sqarois se “ne kemi qenë mbështetës të mëdhenj të gjithë dialogëve dhe konsensuseve të mëdha dhe ky ishte thelbi i deklaratës time dhe vazhdojmë të kemi të njëjtën frymë. Thelbi i iniciativës referendare për mendimin tim dhe në këndvështrimin e LSI-së ishte një shprehje vullneti që procesi i integrimit duhet të eci përpara me çdo kusht. Iniciativa referendare duhet konsideruar një shprehje vullneti, ndërkohë që zgjidhja optimale, ajo e cila është një demonstrim i një qëndrimi të ri i një klase politike që ka kuptuar se ç’thotë Evropa, është që ne ta arrijmë sa më parë mirëkuptimin në Parlament”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bregu: Ja pse Rama konteston referendumin