Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kërkuar vëmendje më të madhe nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e rrugës ''Sami Frashëri''. Sipas Vasilit kjo rrugë e njësisë 5 është trajtuar në mënyrë gjysmake.
'' Kjo rrugë, nga sheshi “Wilson” tek Drejtoria e Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet, pasi është lënë pas dore gjysma e kësaj rruge që përdoret më dendur. Trotuart e këtij aksi janë në gjendje të keqe. ''Vendimet e Bashkisë janë joracionale dhe të pastudiuara. Si banor i vjetër e deputet pres një reagim serioz. Drejtimi bashkiak duhet të jetë objektiv e komunitar dhe jo elektoral-partiak'', shprehet Vasili.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com