LSI, Ylli Manjani: Sistemi gjyqësor
është jashtë funksionimit normal

LSI, Ylli Manjani: Sistemi gjyqësor<br />është jashtë funksionimit normal
TIRANE- Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të KLD-së, duke e quajtur të papranueshme atë që po ndodh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në një deklaratë për shqip, nënkryetari i LSI Ylli Manjani tha se kjo force politike mbështet çdo lloj nisme të parlamentit për të ndërhyrë apo hetuar me qëllim që të vihet në vend funksionimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Sipas Manjanit, KLD është jashtë funksionimit normal dhe me vendimet e saj tregon se është 100% e korruptuar.
 
“Është një situatë e papranueshme ajo që po ndodh me drejtësinë. Sistemi gjyqësor është jashtë funksionimit normal. KLD është jashtë çdo lloj standardi qeverisës që një institucion kushtetues të rreshtohet pro reformës dhe kundër korrupsionit, ndërsa KLD bën të kundërtën. Sot KLD është 100% e rreshtuar në favor të korrupsionit dhe paaftësisë. Ka nisur një kurs antireforme. KLD nuk përfaqëson dot sot gjykatësit shqiptarë, aq më tepër ata i japin legjitimitet vetes të mbrojnë korrupsionin. Kjo nuk është erë shteti, kjo është erë e diçkaje tjetër. E papranueshme. LSI është reshtur në mbrojtje jo thjesht të ministrit Naëo, pasi është krenaria jonë që e bëjmë një gjë të tillë por të rreshtuar në favor të reformave dhe luftës antikorrupsion. Kjo është gangrena që ka marrë peng këtë vend”, tha Manjani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë