Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur drejtuesit e rinj që do koordinojnë aktivitet e partisë për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës.

Në mbledhje e kësaj të mërkure Kryesia e Ekzekutive e LSI vendos si koordinator në Tiranë Përparim Spahiu, në Durrës Nasip Naço dhe në Vlorë Flamur Çelaj.

Vendimi i Kryesisë Ekzekutive të LSI është vetëm për këto 3 qarqe të cilat ishin pa koordinatorë. Detyra e ‘Koordinatorëve të qarqeve’ do të jetë ndjekja e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet dhe forumet e LSI-së deri në vitin 2020.

Qarku i Tiranës më parë drejtohej nga Endrit Braimllari i cili është graduar si koordinator në Korçë.  Në Durrës Nasip Naço ka zëvendësuar Lefter Kokën, ndërsa në Vlorë para Celajt ka qenë Shezai Rrokaj.

Ndërkohë vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon të jetë koordinatore e qarkut të Fierit.