LSI-qeverisë: Lehtësoni rimbursimin e ilaçeve të COVID! Qeveria merr borxh, por nuk ndihmon qytetarët

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon qeverisë të lehtësojë procedurat për rimbursimin e barnave anti-covid. Përgjegjëse e bën atë se i la pa ndihmë qytetarët, ndërsa i bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin aferat korruptive të qeverisë në kohë pandemie.

Sekretari për Çështjet e Shëndetësisë në LSI, Besnik Jakaj tha se Qeveria ka para për të financuar tenderët sekret në shëndetësi me 10 fishin e çmimeve ndërkombetare, por para për shendetin e qytetarëve të varfër nuk ka. Jakaj i bën thirrje drejtësisë që të zbardhë në mënyrë urgjente aferat korruptive të qeverisë në këtë kohë pandemie dhe të verë para përgjegjësisë personat përgjegjës.

‘Qeveria vetëm 2 muaj më parë mori 700 milionë euro borxh për të mbuluar aferat e saj korruptive. Ndërsa para për ilaçet e qytetarëve të varfër në pandemi nuk ka? Dy muaj më parë qeveria mori 200 milionë euro borxh për të mbuluar korrupsionin e saj në OSHEE. Ndërsa para për rimbursimin barnave të qytetarëve të varfër në pandemi nuk ka? Vetëm dy ditë më parë qeveria mori edhe 50 milionë euro borxh të tjera gjoja për energjinë. Ndërsa para për rimbursimin e ilaçeve të qytetarëve në pandemi nuk ka? Qeveria vazhdon paguan korrupsionin e inceneratorëve pronarët e të cilave janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Por para për shëndetin e jetën e qytetarëve tanë nuk ka? Qeveria ka para për të financuar tenderat sekret në shëndetësi me 10 fishin e çmimeve ndërkombetare. Por para për shendetin e qytetarëve të varfer nuk ka? Po të shikojmë në farmacitë tona ka me dhjetëra qytetarë  që në pa mundësi ekonomike për të marrë një terapi të plotë mjekimi kërkojnë përgjysmimin e saj vetëm për një ditë ose duke prerë blisterat e ilaçeve me gëshërë për të marrë një ose dy tableta aq sa para kanë.

Në këtë mënyrë duke ju nënshtruar me dhimbje sëmundjes e fatit të tyre se qeveria nuk denjon t’i mbështesë në këtë hall të madh. I bëjmë thirrje drejtësisë të zbardhë në mënyrë urgjente aferat korruptive të qeverisë në këtë kohë pandemie dhe të verë para përgjegjësisë personat përgjegjës.

Qeveria të thjeshtojë në maksimum procedurat për rimbursimin e barnave për të infektuarit, që po trajtohen në  banesë si dhe të marrë masa për ofrimin e asistencës infermierore për rastet kur kanë nevojë për bërjen e injeksioneve dhe të terapive në kushtet e shtëpisë.’- u shpreh Jakaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë