TIRANE - Të gjithë drejtuesit e mjeteve sot janë hasur me një trafik tejet të rënduar në orët e pasdites.

Kjo ka ndodhur për shkak të qarkullimit të një lajmi se një pikë karburanti ofronte 10 litra karburant falas për çdo makinë.

Kjo ka krijuar një radhë të gjatë në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me shigjeta”.

Drejtuesit e mjeteve kanë rendur që të përfitojnë nga oferta teksa trafiku është rënduar tej normave për shkak edhe të orarit që korespondonte me orarin kur njerëzit kthehen nga puna. 

Kjo ka ndodhur në orën 17 të pasdites së sotme dhe trafiku i rënduar ka vijuar për rreth 1 orë. Më pas gjithçka i është kthyer normalitetit.

trafik

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)