Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policosë Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i një hetimi me metoda speciale , kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar ''REKRUTIMI'', ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit :
Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.
Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim'', të parashikuar nga neni 259 e 25 të Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO






