Sot bëhen 4 vite nga aksidenti që i mori jetën ish-deputetit të PD, Sokol Olldashit dhe miku i tij, Astrit Patozi ka zgjedhur ta kujtojë duke postuar në Facebook një foto të shkrepur 20 vite më parë.

Patozi shkruan se fotografinë e gjetur ia ka dorëzuar Kozetës, nënës së të ndjerit Sokol Olldashi.

“Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës "Albania". Atëherë, kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë”, shkruan Patozi.

Statusi në Facebook i Patozit
KUR ISHIM MË TË VEGJËL

Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës "Albania".

Atëherë, "kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë".

Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.

Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.

Merita për "zbulimin" e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.

Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.

Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha "pasuritë", që trashëguam prej Sokol Olldashit.

patozi olldashi

(Foto e postuar nga Astrit Patozi në Facebook)

Er.K/Shqiptarja.com