‘Balili’ Vasili-Blushit:Kapja nuk e
rrezikon,por e forcon koalicionin 

‘Balili’ Vasili-Blushit:Kapja nuk e<br />rrezikon,por e forcon koalicionin 
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ben Blushit nga foltorja e Kuvendit, se Kelmend Balili nuk arrestohet, pasi cënohet koalicioni PS-LSI.
 
Vasili u shpreh se arrestimi i Balilit, nuk e rrezikon, por e forcon akoma më shumë koalicionin mes PS dhe LSI.
 
Nuk dua të bëj replikë me Blushin, as drejtpërdrejt dhe as në distancë, por dua të them në mënyrë të qartë se Balili duhet të ishte arrestuar që dje.
 
Për forcimin apo ndarjen kam një gjë të qartë se arrestimi e forcon aleancën me PS, pasi asnjë që nuk respekton ligjin nuk ka mbështetjen e LSI
”tha ai.
 
Deklaratës së Blushit i është përgjigjur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
Tahiri u shpreh se Blushi është një kopje e ish- kryeministrit Berisha, por ndryshimi i vetëm që ka me të sipas tij, është fakti që Berisha pretendon se Balili është pjesë e qeverisë Rama. 
 
Ai ka dekaruar se Kelmend Balili do të arrestohet dhe se nuk është aspak e rëndësishme se kujt partie politike i përket.
 
"Klement Balili do të arrestohet. Kjo është mënyra jonë se si ne e bëjmë ligjin. Nuk është e rëndësishme se kujt partie politike i përket. Ky është dallimi që ka qeveria jonë me qeverinë e dikurshme" u shpreh Tahiri.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship