TIRANË - Hetimi për “bandën e tritolit”, shtyhen edhe për tre muaj. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Shtyrja e këtij hetimi sipas tyre është bërë për shkak të kompleksitetit të dosjes dhe verifikimit të plotë të pozicionit të disa personave të përmendur në dëshminë e dhënë nga vrasësi me pagesë, i penduari Julian Sinanaj.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyre me 3 muaj të tjerë afatin e hetimeve edhe për Ilir Karçinin, i cili akuzohet si porositësi për vrasjen e biznesmenit të gazit Piro Bare.
Gjithashtu hetime po zhvillohen edhe për kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj të cilët akuzohen për të paktën vrasjen e peshkatarit Sokol Veizi.
Ndërkaq po hetohet edhe roli i Marjon Mitros i akuzuar si porositësi i atentateve me ekspozivë dhe i Ndriçim Gjokonës, i cili është ndihmësi i Julian Sinanaj si dhe i penduar i drejtësisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Banda e tritolit", dosja e plotë