‘Basha më ofroi pazar’ ‘RD’ sulmon
Patozin: Hodhe insinuata të pista

‘Basha më ofroi pazar’ ‘RD’ sulmon<br />Patozin: Hodhe insinuata të pista
Pas deklaratave dy ditë më parë nga Astrit Patozi se Lulzim Basha i ka ofruar pazar lidhur me garën për kreun e PD në 22 korrik, gazeta e PD e ka sulmuar.
 
Deklarata e fortë e Patozit është komentuar nga “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD-së, që për një kohë të gjatë ka pasur për kryeredaktor pikërisht Astrit Patozin.
 
Në një shkrim të titulluar “Garancitë statutore e gara e barabartë nuk janë Pazar”, gazeta e PD nuk ngurron të fshikullojë ashpër ish-kryeredaktorin e saj.
 
Astrit Patozi nuk është kandidat në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike për shkak se kushtet e tij nuk u pranuan nga PD.
 
PJESË NGA SHKRIMI I PUBLIKUAR NË RILINDJEN DEMOKRATIKE
Insinuata aspak të denja dhe të pista janë hedhur në tregun mediatit nga Astrit Patozi në lidhje me negociatat me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Ristani për dialogun mbi gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për kushtet e barabarta të garës në PD në respekt të Statusit të partisë.
 
Pasi nuk ka mundur të arrihet gjuha e përbashkët, Patozi i ka konsideruar këto negociata të Ristanit si ofertë për pazar nga Basha. E turpshme kur hidhen në tregun mediatik dhe kundërshtohen si të rreme nga pala tjetër.
 
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka hedhur poshtë deklaratat e Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi “pazar” që ai të mos e sfidojë.
 
Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negociimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.


Patozi

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre