‘Becchetti’,Gjykata lë të lirë Pranvera
Gjikën e Erjona Troplinin:Kanë fëmijë

‘Becchetti’,Gjykata lë të lirë Pranvera<br />Gjikën e Erjona Troplinin:Kanë fëmijë
TIRANË - Gjykata e Tiranës ka vendosur masë lehtësuese ndaj Erjona Troplinit, ortake me 20 % të aksioneve në kompaninë e Becchettit "Cable System" dhe Pranvera Gjikës drejtuese në një banke të nivelit të dytë në Shqipëri të cilat u arrestuan dje me kërkesë të Prokurorisë pas hetimit ndaj Francesko Becchettit.
 
E ndërsa për Erjona Troplinin Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie, për drejtuesen e bankës, Pranvera Gjika vendosi detyrim paraqitje.

Avokati i çështjes Beccheti, Theodhori Sollaku u shpreh pas përfundimit të gjyqit se trupi gjykues reflektoi lidhur me masën e arrestit të dy grave. Ndërsa në lidhje me akuzat ndaj Becchetit, Sollaku theksoi se ende nuk ka akuzë zyrtare.
 
Për Sollakun paradoksi është që troplinit i kërkohej që duhet ta dinte që transfertat që bënte ishin kriminale
 
“Nuk ka vend për të caktuar masën e sigurimit, do ta apelojmë vendimin e  Gjykatës. Nuk ka akuzë zyrtare, ka dyshime që lidhen me veprën penale të pastrimit të parave. Ende prokuroria nuk ka të dhëna që ka apo jo pastrim parash. Paradoksi është që Troplinit i kërkohej që duhet ta dinte që transfertat që bënte ishin kriminale, ku ta dinte ajo”,- tha avokat Sallaku në përfundim të seancës në Gjykatën e Tiranës.

Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë me dije se trupi gjykues është ndikuar edhe nga fakti që Pranvera Gjika dhe Erjona Troplini kanë fëmijë të vegjël në vendimin e tyre.

erjona troplini me logo
(Në foto erjona Troplini)
pranvera gjika
(Në foto Pranvera Gjika)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë