‘Çmendet’ Ronaldo, 2 gola brenda
një minute, Aguero humb penalltinë

‘Çmendet’ Ronaldo, 2 gola brenda<br />një minute, Aguero humb penalltinë
Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo ka shënuar dy herë brenda një minute gjatë pjesës së parë në portën e Wolfsburg, duke rihapur mundësinë e kualifikimit për “galaktikët”.

Golai i parë erdhi në minutën e 16-të pas një pasimi të Daniel Carvajal. Meritë për golin kishte edhe mbrojtja e gjermanëve. Ndërsa, një minutë më pas, CR7 shënon me kokë edhe golin e dytë, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Toni Kroos.





Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, atëherë do të luhen edhe shtesat, pasi edhe përballja e parë në Gjermani u fitua me të njëjtin rezultat nga Wolfsburg.

Megjithatë, për madrilenët pjesa e parë ka qenë më e mirë dhe pritet që të jenë ata të cilët do të avancojnë për gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm evropian të futbollit.

Në përballjen tjetër, sulmuesi argjentinas i Manchester City-t Sergio Aguero ka humbur një penallti në minutën e 29-të. Aglezët e Manuel Pellegrini-t luajnë në Manchester me francezët e Paris Saint Germain. Megjithatë me rezultatin 0-0 është City që kualifikohet për në fazën e ardhshme të Champions, pasi rezultati i ndeshjes së parë në Paris, u mbyll në barazim me gola, 2-2.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)