Gjithashtu Policia po heton për bashkëpunëtorët e 30-vjecarit. Kjo pasi dyshohet se ai ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të bërë gati bombat me celularë. Dy bombat ishin lidhur me një telefon dhe mekanizmi ishte gati për të shpërthyer. Policia ka nisur hetimet për personat që kanë ndihmuar Landi Golin për të prodhuar bombat dhe më pas për ti transportuar për në Tiranë.
Fakti që bombat me celularë ishin gati për të shpërthyer ka ngritur dyshime te Policia se do përdoreshin për ngjarje kriminale. Uniformat blu nuk kanë gjetur ende emrat e personave që kanë bashkëpunuar me Landi Golin nga Librazhdi. Ai deri më tani ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të Policisë, duke mos dhënë asnjë dëshmi.
VIDEO/ Arrestohet Landi Goli per dy 'celularët bombë'
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










