Edhe pse mbërriti pas më shumë se 6 muaj nga Gjermania, letërporosia me ekzaminimin e GPS lokalizimit satelitor i automjetit në të cilin udhëtonte Denis Shtraza ditën e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Collakut nuk u administrua si provë materiale në gjyqin ndaj Denis Shtrazës.

Shkak u bë mënyra e marrjes së kësaj eksperitze e cila ka kaluar në rrugë diplomatike direkt në Prokurorinë e Krimeve të Rënda por ligjërisht duhet të vihej në dijeni dhe Ministria e Drejtësisë një kopje të së cilës gjykata urdhëroi t'i vihej me njoftim në dispozicion.

Seanca e rradhës për Denis Shtraëz të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Collakut më 6 janar u shty për më 21 shtator ndërsa Shtraza së bashku me avokatët deklarojnë se automjeti që u rrëmbye Collaku është audi dhe jo fuoristrada të cilës i është ekzaminuar GPS.
 
 Denis Shtraza akuzohet se në bashkëpunim me Ervin Dalipajn(i ekzekutuar në muajin prill të këtij viti te mbikalimi i Sukthit) kanë vrarë në janar të 2016 Gazmend Collakun.

Shtraza gjatë dëshmive në gjyq mohon të ketë dijeni mbi rrëmbimin dhe vrasjen e Collakut. Madje shprehet se e ka patur shok burgu dhe se kanë jetuar si miq.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com