Në historinë e gjyqit për të cilin u ndalua gjyqtari Miri mbrëmë në Tiranë u dyshuan dy gjykatës të lartë në 2016 pas hetimeve të nisura nga Prokuroria.

Përpara rigjykimit në Gjykatën e Burrelit të dosjes së Gentian Dodës, çështja e tij ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Dy gjyqtarë të kësaj gjykate u dyshuan se mund të ishin angazhuar për të lehtësuar pozitën e të pandehurit.

Aksioni dyshohet se u dekonspirua në momentin që dy gjqytarët ishin duke shkuar për të marrë ryshfetin. Dyshimet e prokurorisë nuk u provuan dhe për këtë arsye dy gjykatësit e lartë nuk u morën nën hetim.

Ai u dënua me 20 vjet burg, më pas çështja kaloi në Apel dhe më pas në Gjykatën e Lartë e cila nuk pranoi rekursin e të pandehurit dhe pas këtij vendimi ai iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit vendosi të  kthejë për rigjykim çështjen në shkallën e parë pasi nuk ishin respektuar parimet e një procesi të rregullt ligjor. Por ishte gjykata e Apelit ajo që i ndryshoi akuzën nga vrasje në plagosje duke sjellë lirimin e tij dhe arrestimin e gjyqtarit.

dy.b/shqiptarja.com