‘Drejtësia’, Rama: Epokë e re për
vendin, biznesin dhe investitorët "

‘Drejtësia’, Rama: Epokë e re për<br />vendin, biznesin dhe investitorët 
Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë aktivitetit të realizuar për 25 vjetorin e krijimit të BERZH, ka folur për Reformën në Drejtësi, duke deklaruar se miratimi i saj është një epokë e re e cila i hapet jo vetëm Shqipërisë, por edhe biznesit dhe investitorëve të huaj.

Duke u ndalur tek konsensusi i arritur mes forcave politike në vend, kryeministri ka theksuar se konsensusi i arritur ishte një kryevepër shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, por ka theksuar se tashmë Shqipëria ka një mundësi të madhe për të gjykuar ata që nuk janë gjykuar kurrë e që kanë tjetërsuar drejtësinë në një gjë që mund të blihet e shitet.

‘’Do doja t'iu thoja disa fjalë duke filluar aty ku ju e latë, me Reformën në Drejtësi. Jam mjaft krenar që ia dolëm, që qemë të angazhuar përgjatë saj që në ditën e parë dhe meqë ra fjala ishim forca e parë politike në vend gjatë 25 viteve që Reformën në Drejtësi e kishim pjesë të orogramit tonë dhe e realizuam. Shumë njerëz menduan se ishte e pamundur, por unë isha mes atyre të paktëve që mendonin se kjo ishte e mundur, pasi Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë vetëm.

Sepse reforma siç është tashmë një paketë kushtetuese është integruar me një konsensus mjaft të madh në kushtetutë si rezultat i një bashkëpunimi me miqtë e aleatët tanë. Ka shumë njerëz që kanë variantin e tyre, unë kam variatin tim dhe ky konsensus ishte një kryevepër e një kombinimi mjaft fatlumë të shqiptarëve dhe partnerëve. Ata inevstuan përpjekjet dhe imazhin e atyre. 

E rëndësishme është që me 140 vota tanimë kemi hyrë në një epokë të re të historisë shqiptare, pasi tani kemi instrumentet të gjykojmë ata që kurrë nuk janë gjykuar e që kanë tjetërsuar misionin dinjitoz të gjyqtarëve për ta pasur si instrument që e shndërron drejtësinë në dicka që e blen e shet. Epokë e re eshte edhe për ata që kanë investuar apo duan të investojnë. Jam ndjerë shumë mirë për urimet që kam marrë nga investitorët për të investuar në Shqipëri.

Kjo është reformë e jashtëzakonshme kushtetuese
'', tha Rama.

Por Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe qeverisjen PS-LSI ku ka thënë se qeveria e drejtuar prej tij do të qëndrojë në krye të vendit deri në ditën e fundit, pasi Shqipëria mjaft është vonuar në sfidat për të ardhmen në luftë me të shkuarën.

Do qeverisim deri në ditën e fundit pasi Shqipëria ka humbur shumë kohë duke vonuar e shtyrë luftën e madhe me të shkuarën dhe sfidat madhore me të ardhmen. Fjala jonë kyçe është modernizimi i institucioneve, shtetit tonë dhe reformave” tha Rama

Sakaq, duke u ndalur tek bashkëpunimi 25-vjeçar i vendit tonë me BERZH ai ka theksuar se, ky bashkëpunim ka qenë një histori suksesi dhe se do të vijojë edhe në të ardhmen, ku përmendi edhe nënshkrimin e programit më të ri për sektorin e bujqësisë në vendin tonë.

Bashkëpunimi me BERZH nuk ka qenë thjeshtë ofrues parash, por ofrues njohurish. Sot nënshkruam programin më të ri që është një instrument novator në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë, mbështetur në një shkëmbim mjaft të frytshëm të njohurive e falë mbështetjes së bezhit në një proces mjaft produktiv të nxënit. Ne do të jemi bashkëpunues me BERZH, bashkëpunimi me BERZH ka qenë një histori suksesi. Jam i sigurt se gjithkush mund të sjellë diçka” tha ai.

Shqipëria shënon një histori suksesi 24 vjeçar në bashkëpunimin me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH-i ngriti zyrën e saj në Tiranë në mars të vitit 1992 dhe prej atij momenti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin e tranzicionit në vend. BERZH, që feston edhe 25 vjetorin e themelimit të saj, sot në mbrëmje organizoi në Tiranë, një ceremoni për të kremtuar këtë bashkëpunim të suksesshëm.

Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe Presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti.

"Në këto 24 vjet, BERZH ka investuar mbi 1 miliardë euro në Shqipëri, në 75 projekte në të gjithë sektorët. Mbi të gjitha, ne ka ofruar 65 shërbime këshillimi dhe ndërhyrjeje në vit për bizneset e vogël në Shqipëri. Kjo përfshin edhe programin e suksesshëm “Gratë në Biznes”. Ky do të jetë një vit rekord për investimet e BERZH-it në Shqipëri, me një nivel të pritshëm prej 150-200 milionë euro me rreth 6-10 projekte. Sot u nënshkrua në prani të Kryeministrit, Programin e Mbështetjes për Agrobiznesin. Ky program nuk do të kishte qenë i mundur pa grantin prej 36 milionë eurosh nga qeveria shqiptare, i cili shënon gjithashtu ardhjen e Shqipërisë si një donatore në BERZH.” – u shpreh Zoti Chakrabarti.

Chakrabarti e cilësoi bashkëpunimin BERZH-Shqipëri, një partneritet historik i përqendruar në tre përparësi: Përmirësimi i konkurrueshmërisë; shërbimet këshillimore dhe dialogu i politikave për të forcuar lidhjet ekonomike mes Shqipërisë, rajonit dhe Bashkimit Europian dhe mbështetja e komercializimit të ndërmarrjeve publike. Por forcimi i reformave mbetet kyçe, duke shprehur vlerësimin për miratimin e reformës në drejtësi që, sipas tij, do të sigurojë një kontekst pozitiv edhe për ekonominë.   

Zhvillimi i këtij partneriteti historik midis BERZH-it dhe Shqipërisë, - u shpreh Zoti  Chakrabarti - nuk do të mund të kishte ndodhur pa reformat e udhëhequra nga Kryeministri Rama dhe qeveria e tij. Përpjekjet për të shlyer borxhin sovran, për të stabilizuar borxhin publik, ekzekutuar pagesën e faturave të energjisë elektrike, për të ndaluar ndërtimet e paligjshme, për të konsoliduar numrin e bashkive dhe për të filluar luftën kundër korrupsionit dhe informalitetit kanë ofruar një kontekst mjaft pozitiv. Edhe reforma e fundit në sistemin e drejtësisë ka qenë shumë më e vështirë për t’u arritur se duhej konsensus politik për të kalonte në Parlament. Në këtë kuadër, qeveria, Kryeministri treguan një shtysë, vendosmëri të jashtëzakonshme dhe aftësi reale politike, që të gjithë ne duhet t’i admirojmë. Më shumë reforma na siguron një kontekst shumë pozitiv për ndërtimin e kapaciteteve se mbetet shumë për të bërë, reforma të mëtejshme për të përmirësuar klimën e biznesit.”

Ne, nënvizoi Presidenti i BERZH, i mbështesim këto përpjekje dhe angazhimi ynë do të vazhdojë të jetë i fortë.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e 25 vjetorit të BERZH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike