Editimi kritik sipas metodave bashkëkohore i burimeve dokumentare duke u mbështetur në origjinal e jo në botimin e botimit ose në përkthimin e përkthimit është një çështje delikate, serioze dhe mjaft me përgjegjësi. Duke pasur një botim të transilteruar e nga ai edhe të paktën një përkthim, edituesi i burimit arkivor iu shmanget qëllimshëm përsëritjeve por, edhe lëshimeve e gabimeve të mëparshme duke ruajtur autoritetin e botuesit të parë dhe të përkthyesit të parë, njëkohësisht duke sjellur një editim të ri, me saktësime, plotësime e korrigjime të domosdoshme.
Burimi arkivor që kemi në dorë ka njohur dy botime në origjinal sllavisht (B. Krizman, 1977, Zagreb dhe te revista “Sveske” 1988 Beograd, ky botimi i dytë është mbështetur te botimi i parë e nuk ka autorë. Redaktor i revistës “Sveske” më 1988 ishte Slobodan Zubanoviq (L. Radoviq, 2008). Për këtë dorëshkrim është shkruar e debatuar edhe nga autorë shqiptar në shqip e sllavisht. Është përkthyer në shqip në mënyrë fragmetare a të plotë që nga viti 1981, J. Grvalla, (Zvicër), më 1990 në revistën Fjala, (Prishtinë), në vitin 2003 H. Islami, (V. Shita) dhe 2005 R. Qosja (V. Shita).
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA