‘Fortune’ e shpall Papa Françeskun
“Udhëheqësin më me ndikim”

‘Fortune’ e shpall Papa Françeskun<br />“Udhëheqësin më me ndikim”
SHBA- Pasi u shpall si “Njeriu i Vitit” për vitin 2013 Papa Françesku rrëmben edhe një tjetër trofe, atë të “udhëheqësit më me ndikim në botë”.
 
Çmimi i parë është dhënë nga revista “Time”, ndërsa çmimin e dytë i ka shkuar kreut të Vatikanit nga revista “Fortune”. Ajo që bie në sy është mungesa e Presidentit amerikan, Barack Obama, ndërsa ish-presidenti Bill Clinton është renditur në vendin e 5-të sipas vlerësimit të revistës njujorkeze, "Fortune"

Obama nuk është përfshirë në listën e udhëheqësve me më ndikim në botë.  
 
Menjëherë pas Atit të Shenjtë “Fortune” vendos kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasuar nga Alan Mullaly, 68 vjeç, Administrator i Deleguar i Ford dhe më pas Warren Buffet, padron i “Berkshire Hathaway”, njëra prej kompanive më të mëdha në botë që operon në fushën e ndërtimit, Bill Clinton, Aung San Suu Kyi, gjenerali Joe Dunford, Bono Vox, Dalai Lama, Jeff Bezos. Në 20-shen ndodhet aktorja dhe njëkohësisht humanitarja, Anxhelina Joli dhe figura të tjera, përgjethësisht të botës së biznesit.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku