Sipas Çelës, ky ndryshim po bëhet me qëllim shndërrimin e kompanisë në një korporatë të vërtetë, sipas standardeve bashkëkohore. Më tej, ai shtoi në një dalje për media se kjo reformë do të prekë edhe burimet njerëzore, që është aseti më i rëndësishëm i çdo institucioni.
Gjithashtu, kreu i OSHEE ka prezantuar dhe Platformën online të Punësimit, risi që, sipas tij, do të funksionojë në muajt në vazhdim.
Platforma online e Punësimit!
Aplikimi për punë dhe testimi do të kryhen online, ku si hap i parë është regjistrimi dhe plotësimi i të dhënave të kandidatit, duke dërguar edhe CV, etj. Të përzgjedhur do të njoftohen përmes emalit, për datën, orën dhe vendin e testimit (me shkrim) online.
Sqarojmë se, çdo konkurrent, i cili ka aplikuar paraprakisht në portalin e punësimit te OSHEE dhe që plotëson kriteret për tu testuar, do të thërritet për testim ne ambientet e OSHEE së bashku me kandidate të tjerë, të cilët kanë aplikuar për te njëjtin pozicion pune.
Rezultati i testimit jepet në çast, si dhe renditja e kandidatëve!
Pozicionet dhe fushat janë të ndryshme, dhe çdokush mund të klikojë:
- Specialist (ekonomist, jurist, burime njerëzore, IT, prokurime, logjistika, Transporti, Shitjesh, Kujdesi ndaj Klientit)
- Teknik të mesëm (elektricist mirëmbajtje, operimi, mbledhje debie, operator n/st, lexues).
Redaksia online
D.Ç./Shqiptarja.com









