Pas një postimi të bërë nga profili në emër të kunatit të Saimir Tahirit, ku shkruante  se ish-bosi i Cosa Nostrës, Toto Riina, ishte idhulli i tij, ka reaguar në facebook ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani ka shkruar duke përdorur një lloj ironie, ndërsa thekson se: “Asnjë suprizë në fakt! Shteti i drogës ka të tjera ligje. “Burra shteti” quhen të gjithë ata që dhunojnë shtetin, kushtetutën dhe ligjet e tij”. Gjithashtu Manjani, ka  shprehur  ngushëllime për këtë humbje të madhe.

Statusi i ish-ministrit Ylli Manjani në Facebook:

Ua ua ua uaaaaaa! Paskan patur idhull Toto Riinën! E paskan konsideruar “burrë shteti”!!!

Asnjë suprizë në fakt! Shteti i drogës ka të tjera ligje. “Burra shteti” quhen të gjithë ata që dhunojnë shtetin, kushtetutën dhe ligjet e tij!

Ndaj i shërbejnë me zell shtetit të drogës që vendosi Rilindja!

Nejse, ngushëllime të kenë për këtë “humbje” të madhe!

Pastë fund të shpejtë shteti i drogës!

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com