Ndërtimi i sajë u bë i mundur nga një shoqatë austriake në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë.
Në ceremoninë e inagurimit të këtij investimi mjaft të rëndësishme ishin të pranishëm Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Lindita Nikolla, përfasues të shoqatës që financuan këtë projekt, drejtues lokal si dhe dhjetëra banorë të zonës.
Ministria, Lindita Nikolla, tha se ky vend nuk do të jetë thjesht një pike turistike por do të kthehet në një insitucion të mirëfilltë të dijes.
Info Kulla Mirdita e ngritur në shërbim të turizmit është e para e këtij llojit në Shqipëri dhe më gjere.
Kjo qendër do të qëndroje e hapur çdo ditë, ku një staf i kualifikuar do te jetë në shërbim të vizitoreve të cilët duan të marrin informciaon turistik mbi Mirditën dhe më gjere.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









