‘Tashmë jemi duke sistemuar shtëpinë, erërat ishin të fuqishme, ishte shumë kaos” është ky rrëfimi që shkrimtari Ilir Levonja i cili jeton në Florida ndan në një prononcim direkt me Report Tv.
Uragani Irma tashmë ka ulur fuqinë e tij në Florida ndërsa shumë banorë u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Por disa shqiptarë kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sikurse rrëfen edhe Levonja.
‘Ne jemi këtu prej 13 vitesh dhe nuk ishte rasti i parë ne preferuam të qëndrojmë.Ne dëgjuam thirrjet por nuk kishte rrezik” shprehet Levonja.
Tashmë duket se rreziku kaloi dhe të gjithë po mundohen t’i kthehen normalitetit sikurse tregon edhe shkrimtari shqiptar.
“Po merremi me sistemin e shtëpisë era ishte e fortë, karrige,grila po i sistemojmë, ka shumë peme të thyera.Në disa qytete të bregdetit nuk ka patur energji dhe po ashtu nuk ka patur as internet” përfundon Levonja.
Fatmirësisht 'uragani bërthamor' Irma humbi fuqinë e saj në Florida por shkatërrimet kanë qënë katastrofike.
/Shqiptarja.com

VIDEO