‘Kreu i PD’, Patozi s’regjistrohet
'Në garë nëse është e barabartë'

‘Kreu i PD’, Patozi s’regjistrohet<br />'Në garë nëse është e barabartë'
Ish-nënkryetari i partisë Demokratike Astrit Patozi nuk është regjistruar në garën për kryetarin e Partisë Demokratike.
 
Afati i fundit zyrtar për regjistrimin e kandidatëve përfundoi dje, ndërsa Patozi ka dorëzuar një kërkesë ku parashtron gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në zgjedhje vetëm nëse plotësohen kushtet për largimin e Bashës dhe mbajtjes së një gare të barabartë.
 
Sipas burimeve nga PD, në rast se Patozi heq dorë nga kushtet, atëherë ai bëhet pjesë e garës, por në rast se heq dorë nga këto kushte ai bëhet automatikisht pjesë e zgjedhjeve më 22 korrik.
 
Kujtojmë që një nga kushtet kryesore të Patozit është edhe shtyrja e zgjedhjeve në mënyrë që ti lihet kohë kandidatëve.
 
Pas këtij informacioni, Report Tv ka kontaktuar me ish-deputetin Astrit Patozi, i cili ka deklaruar se është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje por duke kushtëzuar pjesëmarrjen.
 
Sipas tij, nëse në PD nuk do të ketë zgjedhje të barabarta atëherë ai nuk do të bëhet pjesë e procesit.
 
Në garë për kreun e Partisë Demokratikë janë Lulzim Basha, Eduard Selami, Erion Piciri dhe Astrit Sinanaj. 

Patozi: Jam në garë, por nëse do të jetë e barabartë
Por në një prononcim për Report Tv, Astrit Patozi deklaroi sot se do të kandidojë për postin e kryetarit të PD, por me kusht që të japë dorëheqjen Lulzim Basha.
 
E kam thënë publikisht se do të marr pjesë në zgjedhje. Kushti im është largimi i Bashës dhe zgjedhje të barabarta.
 
Jam regjistruar me kusht në garë, respektimin e statutit, i cili u shkel në shpalljen e zgjedhjeve
” deklaroi ai.
 
Zgjedhjet, Basha përballë Selamit dhe dy anëtarëve
Me Patozin thuajse jashtë, në garë zyrtarisht për postin e kryetarit të PD janë vetëm Lulzim Basha, Eduard Selami dhe dy anëtarët Astrit Sinanaj e Erion Piciri.
 
Nëse nuk do të pranohen kandidatura të tjera dhe nëse zgjedhjet nuk do të shtyhen, atëherë gara do të zhvillohet vetëm mes Bashës dhe Selamit, pasi dy anëtarët nuk parashikohet që të bëjnë surprizën.
 
Nëse nuk do te kete levizje te tjera, mbetet për t’u parë nëse grupi ‘rebel’ në PD do të mbështesë Selamin kundër Bashës për zgjedhjet e 22 Korrikut, që nga të gjithë kërkohet që të shtyhen, por Basha është i vendosur që gjithçka të përfundojë brenda këtij muaji.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre