‘Kryeministër i katundit mediatik’!
Rama:Unë s’kam bërë qejf ...

‘Kryeministër i katundit mediatik’!<br />Rama:Unë s’kam bërë qejf ...<br>
Pas sulmeve dhe fyerjeve të forta që iu bëri gazetarëve, kryeministri Edi Rama do të flasë mbrëmjen e sotme në një media. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri në ‘facebook’, në të cilin kanë vërshuar menjëherë një sërë komentesh.

Një qytetar i kujton Ramës se është kryeministri i katundit mediatik vetë ai dhe sipas ligjit të shkak-pasojë ai që shan pasqyron vetveten. Në kundërpërgjigje ndaj qytetarit, Rama nuk i kursen sërish fyerjet ndaj gazetarëve, teksa shkruan se nuk po shan askënd dhe se ai nuk ka pse preket as për llogari të katundit dhe as për hatër të kazanit.

Qytetari: Mos harro se kryeministri i katundit mediatik je vete ti,dhe sipas ligjit te shkak-pasoje ai qe shan pasqyron vetveten,kujtove naltegjatesia jote se do beje qef sic bere ne bashki,ke harruar se pushtetet ne nje vend demokratik jane te ndara dhe pavarura ndaj njeri tjetrit, dhe nuk te pyesin ty se kur do bejne detyren e tyre

Rama: Arturi, e para une nuk po shaj askend dhe ti s’ke pse prekesh as per llogari te katundit, as per hater te kazanit; e dyta une nuk e di qe ne bashki te kem bere ndonje qejf dhe as qe kur isha une ne bashki pushtetet nuk ishin te ndara; e treta une nuk i kerkoj asnje fryme te gjalle te atij katundi, te me pyesi mua kur e nuk e ben detyren e tij, po une nuk pyes as ata e as ty, kur jap mendimin tim! Dhe e fundit, sipas ligjit shkak-pasoje ashtu sic e kuptoke ti, naltgjatesia ime i drejtohet driteshkurtesise suaj, me urimin qe te zgjatet per te ndricuar pak me shume se kaq, hemisferat e trurit ne majen e saj😂

rama fb
(Replika e Edi Ramës me qytetarin)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës