‘Kundër tepsisë’, Rama: 30 ditë
tur për pastrimin e administratës

‘Kundër tepsisë’, Rama: 30 ditë<br />tur për pastrimin e administratës
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në ditën e parë të qeverisë në mandatin e dytë do të nisë operacioni kundër 'tepsisë', term që është përdorur gjatë fushatës referuar përfaqësimit të LSI, por edhe partive të tjera të koalicionit në administratën shtetërore. 

Përgatitjet do të nisin ditën e hënë, ku do të zhvillohet një mbledhje me skuadrën e PS-së të dalë pas 25 qershorit, deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë për të vendosur piketat e qeverisjes për mandatin e dytë.
 
Ndërsa grupi i punës, shkruan Rama "Do të zhvillojnë një tur 30-ditor për të dëgjuar qytetarët për shqetësimet që kanë ndaj qeverisë dhe administratës dhe në bazë të tyre do të hartohet raporti që do t'i shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap".
 
Kryeministrit thotë se për këtë qëllim do të përdoret edhe mbledhja e informacionit online nga njerëzit e zakonshëm, lidhur me zyrat e shërbimeve për publikun dhe punonjësit e drejtuesit e tyre.

Administrata ishte një nga pikat kryesore ku u mbështet fushata e PS, e udhëhequr nga kryeministri Rama në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Rama ka deklaruar se administrata nuk do të jetë më një tepsi që do të ndahet mes partive, por aty do të shërbejë ai që e meriton, për ta ngritur në standardet e Bashkimit Europian.

PER KOALICIONIN KUNDËR TEPSISË
Të hënën do të mblidhemi me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë, pra me të gjithë skuadrën tonë të 25 qershorit, për nisjen e turit të dëgjesave në bazë të çdo qarku gjatë gjithë muajit korrik.
 
Një aspekt i rëndësishëm i këtij turi dëgjesash, do të jetë mbledhja e të dhënave për punën e zyrave të administratës shtetërore.
 
Për këtë qëllim do të përdoret edhe mbledhja e informacionit online nga njerëzit e zakonshëm, lidhur me zyrat e shërbimeve për publikun dhe punonjësit e drejtuesit e tyre.
 
Në këtë fazë ky informacion do të mblidhet përmes kësaj faqeje, apo faqeve online të udhëheqësve tanë në çdo qark.
 
Ndërsa më pas, kur Platforma e Bashkëqeverisjes me njerëzit, SHQIPËRIA QË DUAM, të jetë gati bashkë me Qeverinë e Re, një seksion i veçantë i saj do t'i shërbejë posaçërisht çdo qytetari; për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për punën e zyrave të shtetit në çdo pikë të vendit apo vënë alarmin në qeveri, për raste konkrete të abuzimit me detyrën ose sjelljes së padenjë të nëpunësve të shtetit me njerëzit.
 
Pas këtij turi 30 ditor, të gjitha të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit, do të analizohen imtësisht qark për qark.
 
Mbi bazën e tyre do të përgatitet një raport ku do pasqyrohet cilësia e punës, niveli i shërbimit dhe reputacionit publik të çdo dege të administratës shtetërore e të çdo drejtuesi përkatës.
 
Ky raport do të jetë në tryezën e Qeverisë së Re që në ditën e parë të punës, si një nga dokumentat bazë që do t'i shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap✌️🇦🇱



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre