Nxehet sfida ‘finale’ për vendin e dytë në grupin ‘I’ Danimarkë-Shqipëri, pasi trajneri i nordikëve ka ofenduar kundërshtarët.
Morten Olsen me apo pa qëllim, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes në vend të fjalës shqiptarë, ka përdorur fjalën shqiptarista, shkruan “ekstrabladet.dk”.
“Një shqiptarist (albaneser në gjuhën daneze) është si një luftëtar, dhe kjo e bënë të vështirë takimin e së premtes”, tha Olsen gjatë konferencës për shtyp duke sjellë edhe reagimin e mediave.
Presioni i madh nga mediat, Federata, opinioni publik, por edhe mosha e Olsen kanë bërë që tekniku të rrëshqasë, por fakti që nuk kërkoi ndjesë duket se nuk ka qenë e paqëllimshme.
Olsen deklaroi se Shqipërinë e sheh si kundërshtar vërtet të fortë, që nuk lë hapësira për të krijuar raste, dhe se në Kopenhagë vjen për të marrë pikë.
‘Duhet të bëjmë durim për të mundur Shqipërinë, pasi ka një ekip mjaft kompakt dhe të organizuar.

Ata do të ndërtojnë një mur në 25 metrat e zonës së tyre dhe do të jetë e vështirë që të depërtosh, por ne duhet që të fitojmë për të siguruar vendin e dytë”deklaroi ai, teksa rrezikon shkarkimin nëse humbet.
Ndërsa në konferencë kanë qenë në humor Bendtner dhe Schmeichel për të larguar presionin dhe për të krijuar idenë se gjithçka po shkon shumë mirë.
Ndërsa përsa i përket njoftimit të Federatës Daneze të Futbollit për t’i kthyer biletat që kanë rënë në duart e shqiptarëve, sepse nuk do të lejohen të hyjnë në stadium, duke u identifikuar nga emri, i janë përgjigjur 30 deri në 40 persona, nga 4000 që janë në duart e shqiptarëve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com