Pas atentatit të ndodhur në Laprakë mbrëmjen e së premtes, ku u plagosën katër persona është zbardhur dëshmia e Elion Lekës, i cili ishte objektiv i plumbave.
Para uniformave blu Elion Leka ka thënë se ka patur konflikt me dy vëllezërit gjysëm ore para se ta qëllonin, por nuk e dinte që sherri do shkonte deri në këtë pikë.
“Kam patur konflikt me Astrit Seferin dhe Arben Seferin. Pas debatit që zhvilluam dy ditë më parë, u konfliktuam edhe një gjysëm ore para se të më bënin atentat. Isha te lokali me 3 miqtë e mi në tavolinë ku vëllezërit Seferi erdhën dhe qëlluan me pistoletë. Sapo i pashë me pistoleta në duar, u futa me shpejtësi në brendësi të lokalit dhe ndërkohë isha i plagosur. Nuk e dija që sherri do përfundonte deri në këtë pikë”, - ka thënë Elion Leka.
Ndërkohë 3 të plagosurit e tjerë janë shprehur para Policisë se nuk i njihnin vëllezërit Seferi dhe nuk kishin dijeni për konfliktin me Elion Lekën.
Konflikti i cili degradoi në përplasje të armatosur nisi mbrëmjen e djeshme ku Arben Seferi dhe Eljon Leka janë takuar pranë ish-kombinatit “Josif Pashko” në Laprakë dhe kanë debatuar.
Më pas Seferi i shoqëruar nga vëllai Astrit Seferi, ka shkuar te lokali “Arlind” dhe ka qëlluar me pistoletë 31-vjecarin. Sipas Policisë objektivi ka qenë Elion Leka, por plumbat kanë kapur edhe 3 klientë të këtij lokali.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com