Numërimi është drejt fundit dhe PDIU është në luftë me PS për mandatin në Tiranë, por Doda thotë në një prononcim për mediat se Shpëtim Idrizi do të jetë në Parlament.
“Partitë e mëdha kanë siguruar deputetë me shumë pak vota, kjo është si pasojë e sistemit, formulës.
Nga njëherë kush mbjell kor erën korr stuhinë, sistemi zgjedhor pezulloi partitë.
Por ne jemi shumë afër mandatit tonë në Tiranë” tha ajo.
Mbeti jashtë Parlamentit, si reagon Doda
Por si ndihet Doda, pasi nuk do të jetë në parlamentin e ri?
“Jeta është e gjatë dhe e bukur, do keni mundësi të më shihni në politikë.
Kurrë mos thuaj kurrë, e rëndësishme është që të shpëtohet sistemi, pasi është në buzë të greminës” u shpreh Doda.
dy.b/shqiptarja.com