Rreth 1000 veta nga shoqëria Civile dhe qytetarë kanë dalë sot në një protestë kundër Ligjit të Mbetjeve. ‘T’u themi jo plehrave!’ ishte motoja e protestës që nisi sot në orën 11:20 ndërsa policia ndërmori masat për të përcjellë situatën e sotme.
Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe shoqëria civile protestoi paqësisht përpara Kryeministrisë, ku iu kërkua qeverisë shqiptare ta rikthejë ligjin për importin e mbetjeve.
Marshimi nisi nga Parku ‘Rinia’ për të vazhduar drejt kryeministrisë e më pas drejt Presidencës.
Protesta u zhvillua e qetë nën thirrjet kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. Simboli i protestës ishin qese me plehra dhe kartonë të kuq që protestuesit mbanin në duar, në shenjë kundërshtimi ndaj ligjit.
Për shkak të marshimit përgjatë Bulevardit kryesor të Tiranës, trafiku në kryeqytet u rëndua. 494 punonjës policie mbikqyrën marshimin, duke rrethuar Kryeministrinë.
Pas 1 orë e 20 minuta, protesta është mbyllur me premtimin se do të protestohet sërish deri në ndalimin e plotë të importit të plehrave në Shqipëri.
[gallery]18908[/gallery]
Protesta kundër ligjit për mbetjet
[gallery]18906[/gallery]
Ora 14:00 Mbyllet qetesisht protesta e shoqerise Civile
Protesta është mbyllur me premtimin se, do të protestohet sërish deri në ndalimin e plotë të importit të plehrave në Shqipëri.
Ora 13:50 Përparim Spahiu në shesh kundër importit të mbetjeve
Në protestën kundër importit të mbetjeve në Tiranë ka qenë edhe deputeti i LSI, Përparim Spahiu.

Ora 13:40 Protestuesit largohen nga godina e kryeministrise, marshuan drejt Presidences
Protestuesit përfunduan protestën qetësisht para kryeministrisë dhe u drejtuan drejt Presidencës.
“Të kujtohen armët kimike? U zverdhe zoti kryeministër. Ja dhe tani, situata është e tillë. E njëjta. Nuk i duam plehrat. Madje u bëj thirrje protestuesve që të shkojmë të marshojmë para Presidencës. T’i themi, të mos e dekretojë Ligjin”, tha njëri prej protestuesve me megafon në dorë.
Madje ai ftoi të gjithë protestuesit që të mos lenë asnjë mbeturinë para kryeministrisë.
“Të mos etiketohemi si vandalë. Asnjë plehra të mos lemë këtu, se nuk jemi plehraxhinj”.
Ora 13:30 Aktori Robert Ndrenika proteston kundër Ligjit për Mbetjet
Ligji për Mbetjet ka nxjerrë në protestë dhe aktorin e njohur Robert Ndrenika. Ndrenika është parë mes turmës përkrah protestuesve. “Jam kundër këtij ligji”, shprehet Ndrenika.

Ora 12:03 Vijon e qetë protesta
Qytetarët vijonë të qetë protestën ndërkohë që disa prej tyre dalin në podium dhe mbajnë fjalime mbi arsyet se përse nuk duhet të importohen mbetjet
Ora 11:25 Lavdosh Feruni: Do kërkojmë rrëzimin e ligjit të Mbetjeve
Lavdosh Feruni deklaroi për Report Tv u shpreh se, “ne ambientalistët do të kërkojmë rrëzimin e ligjit të Mbetjeve!”
Ora 11:20 Nis protesta
"Jo plehrave ne Shqiperi!" jane thirrjet e protestuesve teksa nisin marshimin drejt kryeminstrise.

Ora 11:15 Basha përshkon Bulevardin
Kryetari i PD, Lulzim Basha është parë të përshkojë Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”. Krerë të opozitës u shprehën më herët se do e mbështesin protestën, por nuk do të jenë aktivë në të.
Ora 11:10 Sazan Guri: Gjithmonë kundër plehrave
Ambientalisti Sazan Guri u shpreh për Report Tv se do të protestojë bashkë me familjen. “Kam qenë gjithmonë kundër plehrave. Gjithë jetën time dhe do të jem kundër edhe sot”.
Ora 11:07 Mblidhen protestuesit

Ora 11:05 Djali i Azem Hajdarit ne turmen e protestuesve
Djali i Azem Hajdarit në protestën që pritet të nisë nga casti në cast. “Një ditë tjetër, jo sot nuk flas”, tha djali i politikanit të ndjerë, duke refuzuar të flasë.
Ora 11:00 Qytetarët drejt protestës të pajisur me qese
Teksa pritet të mblidhet turma, vihen re protestues me qese e maska antigaz me vete.
[gallery]18903[/gallery]

Protestuesit me qese me vete
Ora 08:00 500 forca policore ne terren
Drejtoria Vendore te Policisë Tirane, bën me dije se datën 1 Tetor 2016, nga ora 11.00 - 14.00 Aleanca Kundër Importit të Plehrave, me shkresën e datës 27.09.2016 ka “Njoftuar për protestë”.
“Kjo aleance do të zhvillojë një protestë ne formë marshimi nga Parku Rinia, krahu i Monomentit të Pavarësisë, për të mbërritur përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka garantuar ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimin të marshim, proteste.
Për mbarëvajtjen sa me mirë e pa incidente të marshimit – protest është hartuar Plani i Masave me detyra konkrete për Sektorët në DVP Tiranë dhe Komisariatet e Policisë vartëse, duke marrë të gjitha masat për të garantuar zhvillimin normal.
Në total jane planizuar 494 punonjes policie”.
[gallery]18902[/gallery]

/Shqiptarja.com

VIDEO