Kryeministri Rama është shprehur se Meta është i duhuri për presidenti pasi është dhe përfaqësuesi më i mirë i PD e cila nuk është në Parlament.

Kjo ka qenë përgjigja  për një komentuese e cila është shprehur se Meta nuk është një figurë serioze për të qenë në krye të shtetit. 

Gjatë postimit në vend të “Komunikimit Javor”, komentues të shumtë i janë drejtuar atij që të mos merret me PD, por me problemet e shumta që ka vendi.
 
Një tjetër shprehet se është i shqetësuar për betonizimin që po i bëhet qytetit të Durrësit. Një koment i tillë nuk ka kaluar për tërhequr vëmendjen e Ramës, i cili i përgjigjet se nuk e sheh të ketë ndodhur diçka e tillë në këtë qytet. Madje ai ironizon duke thënë se kjo fjalë është përdorur shumë në kohën kur ai ishte Kryetar Bashkie.
 
“Ti e paske në terezi” i përgjigjet Rama një komentuese e cila i shkruan se Shqipëria nuk ka spitale, shkolla, kopshte.
 
Komente të tjera të shumta kanë ardhur për lidhin e Vettingut, duke pyetur se përse nuk zbatohet por Rama u shkruan se Vettingu do të zbatohet pas 18 qershorit, ditën që do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në vend. 

rama
rama
rama
rama

rama
(Komente e Ramës)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)