TIRANE - Pas bllokimit të magazinve të Agroblend nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, kjo e fundit konfirmoi përfundimin e analizave të produktit të bllokuar sipas së cilës vihej re përmbajtje aflatoksinës.

Ministria e Bujqësisë në reagimin e saj thotë se nga verifikimet e kryera në ambjentet e kompanisë treguan mungese te kushteve higjeno sanitare, dhe të dokumentacionit shoqërues. Verifikimet nisën me 14 maj të këtij viti pas një kontrolli të kryer në magazinat e Agroblend, ku ishin konstatuar mangësi në standardet e magazinimit të miellit dhe drithërave.

Pas konstatimit se meilli ishte jashtë këtyre kushteve u vendos nderprerja e menjëherëshme e aktivitetit, dhe te bllokimit te 41.3 ton miell deri ne daljen e pergjigjes përfundimtare të analizave. Ndaj subjektit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori masën administrative të gjobës në vlerën 400 mijë lekë.

Ndërkaq duke iu referuar destinacionit të mallit që është gjurmuar, ishte bërë bllokimi i produktit përfundimtar miell në sasinë 100 ton dhe e produktit lëndë e parë grurë në sasinë 6800 ton deri në daljen e pergjigjjes se analizave. Ministria e Bujqësisë tha se sasia e prekur dhe me përmbajtje të aflatoksinës, nuk ka dalë në treg dhe se mielli që është tashmë është në treg është brenda standardeve të lejuara.

Sipas kësaj të fundit në mostrat e miellit të ndotura me aflatoksine janë konstatuar në disa subjekte në Tirane dhe Fier në magazinat. kontrollet po vijojnë në Durrës, Korçë dhe Vlorë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)