“Thuhet se hakmarrja shërbehet e ftohtë dhe në Shqipëri nuk mund të shërbehej më ftohtë se kaq. Mosmarrëveshjet e njohura si gjakmarrja mund të kalojnë nëpër breza të tërë, deri tek pasardhësit që nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen apo fyerjen që filloi konfliktin.

Megjithëse kanë një histori të gjatë, gjakmarrja është e fortë edhe në ditët e sotme, ku 68 familje në Shkodër nuk munden të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të kësaj.” Kështu e ka filluar BBC shkrimin  e saj për këtë fenomen kaq të përhapur në vendin tonë në një reportazh për “The World Tonight nga Andrew Hosken”.

niko   
  (Mësuesja Luani së bashku me Nikun në shtëpinë e tij)


Në reportazh rrëfehet historia e djaloshit 13 vjeçar të qujtur Nikon në një fshat të veriut.  Sipas BBC Nikon kërcënohet me vdekje për “krime” të supozuara të kryera përpara se ai të lindte.

“Ne vizituam Nikon, një djalë 13 vjeçar, në fshatin e tij të vogël në Shqipërinë e Veriut. Thuhet se Niko është “në gjak”, me fjalë të tjera, nën kërcënimin me vdekje për “krime” të supozuara, të kryera përpara se ai të lindte. Niko jeton me gjyshërit e tij të moshuar, dhe është në rrezik sa herë që largohet nga shtëpia e tij”, shkruhet në artikull.

Gazetarët e BBC udhëtuan me një barkë për të vizituar djaloshin 13 vjeçar, të shoqëruar nga mësuesja e tij, Liljana Luani. “Zonja Luani është specializuar për të mësuar “fëmijët në gjak” në shtëpitë e tyre. Gjakmarrje do të thotë se ata nuk mund të lënë shtëpitë e tyre, edhe për të shkuar në shkollë.

niko

Zonja Lunani thotë se me Kanunin shpesh abuzohet nga ata që përfshihen në gjakmarrje. “Nëse ndiqen rregullat e Kanunit…ata nuk duhet të vrasin fëmijët dhe gratë. Por në ditët e sotme, nuk ndiqen as rregullat e Kanunit dhe as ligjet e shtetit”, shpjegon Liljana. “Ka ndodhur që javë vrarë gra dhe fëmijë. Mendoj se autoritetet e forcimit të ligjit duhet të bëjnë më shumë dhe nuk janë duke punuar drejt”, thotë ajo për BBC.

Familja e Nikos u fut në gjak pasi familja u përfshi në një sherr për rokun me një familje tjetër nga një fshat afër. Një pjesëtar i familjes së tij vrau  një nga fqinjët dhe kjo i hapi rrugë një serie vrasjesh, tregon artikulli

Ndonëse jo i lirë për të jetuar jetën që do të donte për shkak të gjakmarrjes, mësuesja Luani  tregon për BBC se Niko di fare pak gjëra për të. “Ka dëgjuar nga njerëz të tjerë që flasin për çështjet që përfshijnë gjakmarrjen. Dhe gjithçka bën është të qëndrojë i heshtur. Por është edhe shumë i zemëruar. Ai e di që është “në gjak”, siç është edhe shprehja, dhe që jeta e tij është në rrezik dhe duhet të jetë shumë i kujdesshëm”, thotë mësuesja Luani.

E ndërsa shqetësohet për të ardhmen e djaloshit, Luani thotë se gjakmarrja është një problem mjaft I madh, por që mund të zgjidhet vetëm duke u bashkuar të gjithë.

niko
  (Mësuesja Luani dhe Niko)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com