TIRANË - Në datën 10 dhe 11 shkurt 2016, menjëherë pas intervistës së Nexhmije Hoxhës, dhënë gazetares Rudina Xhunga, gazeta Shqiptarja.com publikoi dy dokumente ekskluzive, që faktonin fushatën dhe dhunën e paprecedentë që regjimi komunist ndërmori ndaj besimit fetar dhe objekteve të kultit në Shqipëri. Në shkelje flagrante të të drejtës së autorit, këto dy dokumente ekskluzive të gazetës Shqiptarja.com, janë publikuar pa marrë lejen e gazetës dhe të autorit me 16 shkurt 2016 në faqen web “Observatori i kujtesës”.
Ka ndodhur edhe më parë që mediat online përvetësojnë artikuj ekskluzive të gazetës tonë, duke i publikuar shpesh pa cituar burimin dhe duke hequr padrejtësisht emrin e gazetarit.
Por këtë herë vjedhja është bërë nga një web, pjesë e një projekti, të paguar nga fondacione dhe oragnizma vendas dhe europianë. “Observatori i Kujtesës” është një nga projektet e Insitutit për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC), i cili krahas objektit të vet për ruajtjen e kujtesës, duhet të respektojë mbi të gjitha të drjetat themelore mbi pronësinë intelektuale.
Sa i takon kujtesës hapi i parë për zhvillimin e një projekti të kësaj natyre duhet të ishte puna kërkimore, zbulimi dhe më tej publikimi i këtyre fakteve, dokumenteve apo dëshmive dhe kjo s’duhet kurrësesi të nisë e të përfundojë duke shletuar faqe gazetash e duke vjedhur punën kërkimore, materialet ekskluzive apo dëshmitë e intervistat e mediave të tjera.
Për ta bërë të qartë aktin e ulët të kësaj vjedhjeje, do të sjellim faksimilet e dy botimeve në gazetën dhe në faqen tonë online, dhe faksimilet e faqes “Observatori i kujtesës”, ku janë publikuar materialet tona ekskluzive, pa të drejtë autori dhe pa asnjë autorizim.
Redaksia Online(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44