Pas një kohë të gjatë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është rikthyer në Parlament.

Këtë të martë në seancë, ku zhvillohen diskutimet për programin qeverisës ai ka mbajtur fjalën e tij ku sigurisht pjesë e retorikës ishin akuzat ndaj qeverisë ku ai deklaroi se pakti me Ramën vdiq.
 
Por fjala e Bashës këtë herë nuk transmetohet vetëm në medita por edhe në facebookun e kryeministrit, tek ERTV, e shndërruar tashmë  në  një ‘televizion’ që transmeton veprimtarinë e kryeministrit.

Por mesa duket pjesë e programacionit të ERTV do të jetë edhe Kuvendi, dhe sigurisht fjala e opozitës.