Shtëpia botuese “Siruela” në Madrid ka publikuar së fundmi në gjuhen spanjolle romanin “Te porta e Shën Pjetrit” e shkrimtarit Fatos Kongoli botuar per here të parë në vitin 2006, nga shtepia Botuese Toena .
Romani i Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit” në Spanjë ka dalë në titullin “Tirana Blues”, dhe është përkthyer në gjuhën spanjolle nga Maria Roces Gonzales.
Ky ështe romani i gjashtë i këtij autori në katalogun e së njëjtës shtëpi botuese “Siruela”.
Ministria e Kulturës e ka përcaktuar vitin 2015 si një vit të mbarë botimesh për autorin Kongoli i cili pas suksesit të romanint “Gjemia e mbytur” vënë në qarkullim nga “Toena” në muajin shkurt, ka udhëtuar në maj në Itali me botimin e romanit , “Jeta në një kuti shkrepësesh” , botuar nga shtëpia botuese “Rubbettino”.
“Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht, kufoma e braktisur e një të riu, një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve”, romani “Te porta e Shën Pjetrit” i ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze tashmë pret të arrijë suksesin në Spanjë./ATSH/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com