TIRANE- Nuk kanë të ndalur debatet në Komisionin e Sigurisë mes opozitës dhe mazhorancës. Shkaku i radhës është bërë prezantimi i projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës dhe Mbrojtjes, duke ndryshuar strukturën e re që njihej edhe si SHIU. Zëvendësministri mbrojtjes Dritan Hila tha se ligji i ri ndryshon me 50 % me të vjetrin, dhe e kthen në një drejtori pranë ministrisë këtë shërbim, duke e kthyer në qëllimin kryesor monitorimin e Forcave të Armatosura.
Por deputeti Demokrat Flamur Noka, tha se ky ligj ka si qëllim t’i heqë Presidentit kompetenca të rëndësishme për t’ia dhënë kryeministrit.
Këto akuza u hodhën poshtë nga deputeti Socialist Pirro Lutaj, sipas të cilit “Presidenti nuk i ka pasur asnjëherë këto kompetenca”.
Por pyetja e deputetit Noka në drejtim të kreut të ri të këtij shërbimi, “se a ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit”, shkaktoi debate me kryetarin e komisionit Spartak Braho.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO