‘Siguria’ PS-LSI miratojnë Ligjin
për Kamerat, munguan të PD-së

‘Siguria’ PS-LSI miratojnë Ligjin<br />për Kamerat, munguan të PD-së
Debate pas debatesh, por Komisioni i Sigurisë miratoi ditën e sotme ndryshimet në Ligjin për Kamerat e Sigurisë. Pa pjesëmarrjen e opozitës por me konsensusin e PS-LSI, Komisioni parlamentar për Sigurinë miratoi ndryshimet në projektligjin për kamerat e sigurisë. Komisioni gjithashtu rrëzoi dekretin e Presidentit Bujar Nishani që e ktheu ligjin për rishqyrtim. 

Komisioni i Sigurisë zhvilloi ditën e sotme dy mbledhje. E para u karakterizua nga debate ku kundërshti mbi shpejtësinë me të cilën po kalonte ligji, pati dhe nga radhët e maxhorancës. Pjerin Ndreu ishte një ndër ata që u shpreh se nuk ishte njohur me ndryshimet që ishin bërë në ligj. Braho u detyrua të ndërpriste mbledhjen dhe të zhvillonte një të dytë pas orës 12:00 të mesditës, ku opozita mungoi. Pas mbledhjes, përfaqësues të opozitës thanë se, “fshihen pazare prej miliona eurosh për blerjen e kamerave të sigurisë”. Po ashtu, sipas opozitës, ligji “tenton të shkelë liritë dhe të drejtat e njeriut”.  

MBLEDHJA E PARE U KARAKTERIZUA NGA DEBATET
Nisi me debate diskutimi në Komisionin për Ligjin e “kamerave të sigurisë. Pjerin Ndreu, i cili është edhe relator i këtij ligji ka deklaruar që në nisje të Komisionit të Sigurisë se nuk është njohur me ndryshimet që i janë bërë ligjit pas negociatave, PS-LSI ndaj dhe ka kërkuar shtyrje për nesër të mbledhjes.

Ndërkaq, kreu i këtij Komisioni Spartak Braho ka vendosur që mbledhja e komisionit të shtyhet për në orën 12:00, pasi sipas tij ligji do të kalojë të enjten në seancë dhe nuk ka kohë për shtyrje me një ditë. Ndërkaq deputetët e opozitës kanë kërkuar që t’u vihen në dispozicion ndryshimet dhe projektligji i ri.

I pranishëm në mbledhjen e këtij komisioni ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Para nisjes së mbledhjes së Komisionit, ministri Saimir Tahiri zhvilloi një takim 15 minuta me Spartak Brahon, Haki Cakon dhe Stefan Cipën në zyrën e Brahos.

DEBATET
Ndreu: Të shtyhet ligji për nesër. Unë jam relator dhe nuk jam njohur me ndryshimet. Kisha përgatitur ndryshime dhe na i vutë arbitrarisht para.

Braho: Duhet të shqyrtohet sot, nesër është vonë për seancë. 

Ndreu: Nëse i fusni marshin e pestë, pa marre vesh gjë komisioni nuk është e drejtë. 

Dogjani: Dakord me Ndreun. Nuk e dimë cfare i janë ndryshuar ligjit.

Debatet jashtë sallës, Nreu-Braho

Braho- Ndreut: Hajde këtu!

Ndreu: Mos më prek me dorë, ik se kam punë, nuk merrem me ju!

Ligji i ndryshuar “për masat shtesë të sigurisë publike”, pritet të miratohet këtë të enjte në seancën e Kuvendit.
Më 4 prill, presidenti Nishani e ktheu me argumentin se binte ndesh me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Por, gjatë shqyrtimit të dekretit më 21 qershor në komisionin e Sigurisë, edhe LSI, pjesë e maxhorancës, u shpreh kundër cënimit të privatësisë, por edhe kostove që do duhet të përballonte çdo subjekt privat, që ligji i caktonte detyrimin të vendoste kamera në ambiente ku mblidhen më shumë se 50 njerëz.

Me nisjen e sesionit të ri kuvendor në shtator, PS dhe LSI arritën të gjejnë mirëkuptim për t'a ndryshuar ligjin në fjalë. Pak ditë më parë palët ranë dakort që përmirësimet të ruanin frymën e ligjit, për të pasur elementë shtesë të sigurisë publike.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës